Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, u takua sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend, e cila e vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme.
Haradinaj-Stublla falënderoi KFOR-in për punën dhe përkushtimin e palodhur të ushtarëve për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes në vend që prej përfundimit të luftës, tash e 21 vjet.
Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Në referencë të motos së Komandës së KFOR “As One We Progress”; [“Si një, ne përparojmë”, ministrja e Punëve të Jashtme dhe komandanti i KFOR u dakorduan se kjo moto duhet të udhëheqë edhe bashkëpunimin në të ardhmen midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.