Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar Betejën e Pozharit dhe themelimin e Brigadës 137 në Gjakovë.
Ai ka thënë se 28 marsi i vititi 1999, ishte shumë i rëndësishëm për Luftën Çlirimtare në Dukagjin. Sepse në këtë ditë u thyen keq forcat armike, ku ikën me turp.
‘28 marsi 1999, ishte ditë me shumë rëndësi për Luftën Çlirimtare në Dukagjin.
Në Betejën e Pozharit, atë ditë u thyen keq forcat armike, që ikën me turp nga fushëbeteja. Kjo betejë, na rrëmbeu dy bashkëluftëtarë të zot, Elez Geci e Maxhun Berisha, që heroikisht luftuan deri në frymën e fundit’, ka shkruar Haradinaj.
Ai më tej tregoi se po në këtë ditë kishe urdhëruar themelimin e Brigadës 137 Gjakova.
‘Gjithashtu, në këtë ditë, kam urdhëruar themelimin e Brigadës 137 Gjakova. Që të nesërmen e urdhëresës, trimat gjakovarë, u vendosën në pikat strategjike të paracaktuara, duke bërë rezistencë ashtu si i ka hije shqiptarit kur mbron tokën e vet.
Luftëtarët e Brigadës 137, nderuan emrin e tyre, bashkëluftëtarëve të rënë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me shumë beteja, e veçanërisht me betejën në Çabrat në javën e dytë të majit 1999. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri’, ka treguar Haradinaj.