Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është me fat që ka për aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto 30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh Haradinaj në Debat të RTK-së.
Haradinaj gjithashtu tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon sa herë që ndërrojnë qeveritë.
“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha ai.