Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, ka thënë se ka nisur një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve.
Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe Zotimit të Qeverisë së Kosovës ndaj Qeverisë izraelite dhe Administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot ka hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem.