Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se klasa politike e Kosovës dhe vet sistemi jonë politik, do të reformohet vetëm nga angazhimi i sa më shumë të rinjve.
Ai pas një takimi me disa të rinj, ka thënë se mbështetja e tij për rininë ka qenë e vazhdueshme.
“Unë mendoj më gjatë, unë zgjedh AAK-në. Kisha kënaqësinë që të pranoj këta të rinj të mrekullueshëm dhe shumë i lumtur që zgjodhën Aleancën si shtëpi të tyre politike. Mbështetja ime për rininë ka qenë e vazhdueshme. Klasa politike e Kosovës dhe vet sistemi jonë politik, do të reformohet vetëm nga angazhimi i sa më shumë të rinjve. Aleanca i ka dyert e hapura për të gjithë”, ka shkruar ai.