×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Gastronomët kërkojnë pako të veçantë ekonomike, ndryshe paralajmërojnë aksione

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkoi pako të veçantë ekonomike nga Qeveria e Kosovës për sektorin e gastronomisë, në të kundërtën thonë se aksionet e tyre nuk do të ndalen.

    Në mbledhjen e sotme të kësaj shoqate, pas masave të reja të Qeverisë së vendit për mbrojtje nga COVID-19, kërkesë kryesore ishte që ky sektor të mbështet me të paktën 10 milionë euro.

    Kryetari i kësaj shoqate Petrit Kllokoqi, tha se janë ndër sektorët më te prekur nga pandemia ku një numër i madh i bizneseve të gastronomisë po mbyllen.

    Ai ka kërkuar nga Ministria e Financave që të formojë komitetin për ekonominë, në mënyrë që të adresohen të gjitha problemet që janë në këtë sektor.

    “Aksionet tona, nëse nuk përkrahet dhe nëse nuk formohet një pako e veçantë për sektorin e gastronomisë, nuk do të ndalen. Me këto masa ne jemi rënduar shumë, kemi qenë edhe të rënduar, mirëpo në të njëjtin kohë paralajmërojmë aksione të ndryshme ku një prej tyre ka me qenë që ne nuk mundemi më me e përballu stafin tonë dhe krejt atë personel që kemi me e largu nga puna kemi me ia dërgu direkt Ministrisë së Financave. Po ashtu, kërkesat tona brenda këtij sektori janë të thjeshta, subvencionimi i pagave, mbulimi i qirave, heqja e gastronomisë nga risku bankar ku e dimë që askush nuk mundet me marr tash kredi dhe shumë pika të tjera të cilat do t’i diskutojmë bashkë me ministren. Po shpresojmë që do të na përgjigjet kërkesës tonë dhe do të na ftojë në një takim që mos të na lejë të organizojmë aksione të ndryshme”, tha ai.

    Kllokoqi u shpreh se nga ndihma prej 60 milionëve që është dhënë nga Qeveria për bizneset, gastronomet kanë përfituar 10 milionë euro, e me të njëjtën shumë po kërkojnë që të përkrahen edhe në këtë periudhë.

    Ai u shpreh se deri më tani në sektorin e gastronomisë janë larguar 1/3 e punëtorëve nga vendet e tyre të punës.

    “Ne, prej 60 milionëshit të parë, ka qenë përfundi 10 milionë sektori i gastronomisë që ka përfituar, ne prapë sado pak që ka qenë i vogël ai injeksion ose infuzion ne e kemi ndjerë për pozitivisht dhe kështu që po shpresojmë që edhe një infuzion i tillë të jetë prapë. Me shuma të njëjta ose edhe diçka më ndryshe, e kemi pakon e veçantë që kemi me ia drejtuar Ministrisë së Financave…Sa i përket bizneseve që janë mbyllur automatikisht themi që prej 15 marsit 98 salla të dasmave janë të mbyllura, 16 klube të natës janë të mbyllura, plus parashihet diku që edhe 1/3 e stafit është larguar prej sektorit të gastronomisë. Ne e dimë që 13 mijë e 955 punëtorë janë formal të gastronomisë, mirëpo ne e dimë që ky numër nuk është real, shkon deri në 35-40 mijë, ku e dimë që 1/3 e tyre janë larguar nga puna”, tha ai.

    Ndërsa, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se Qeveria e Kosovës duhet që deri në fund të kësaj jave të ndihmojë sektorin e gastronomisë dhe ndihma të jetë e fokusuar tek pjesa e qirave dhe tek pjesa e pagave për punëtorët.

    “Në total nëse e shohim rënien e qarkullimit 1 miliardë euro, nëse e shohim këtë rënien ekonomike 8.8 përqind edhe të gjitha këto indikatorë, atëherë ne nuk mund të presim që ky vit do të mbyllet pozitivisht sa i përket punësimit. Mund të presim që së paku 30-40 mijë vende pune mund të humbin në ekonominë e vendit si pasojë e pandemisë, por nuk isha lëshuar në spekulime dhe numra të saktë pa i pa vlerësimet finale që na mundësojnë të krahasojmë periudhën e njëjtë të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu që, ajo që është e saktë është që janë mbi 1 miliardë dëme në ekonominë e vendit dhe parashikimet janë që do të ketë tkurrje 8.8 përqind”, tha ai.

    Ditë më parë Qeveria e vendit ka vendosur masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku me këto masa të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take aëay), si dhe brenda orarit të lejuar mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekte publike dhe private

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.