Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se ashtu si në kohë të vështira edhe kësaj radhe me ballë të hapur e faqebardhë, do të mbrohet dinjiteti dhe lufta e pastër të UÇK-së.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë përherë do të dëshmojë se liria nuk është krim dhe se ushtarët që e duan lirinë nuk janë kriminel,”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Edhe sa herë duhet të dëshmojmë se liria nuk është krim?
Sot, tre pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi, u nisën, për të dalë përpara gjyqit e drejtësisë ndërkombëtare, me ballë të hapur e faqebardhë si në kohët e vështira ashtu dhe në paqe, duke mbrojtur dinjitetin dhe luftën e pastër të UÇK-së.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë përherë do të dëshmojë se liria nuk është krim dhe se ushtarët që e duan lirinë nuk janë kriminel!