×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Fluks i madh i bashkatdhetarëve drejt Kosovës

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Një numër i bashkatdhetarëve të cilët ia kanë mësyrë Kosovës, edhe sot janë teksa presin nëpër pikat kufitare. Derisa në kufirin Kroaci-Serbi, kolonat ishin deri në 8 kilometra, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet ishin mbi tri orë.

    Numër i madh i autobusëve është parë teksa hynin në vendin tonë edhe në mbrëmje. Ardhjet e mërgimtarëve në mbrëmje u panë edhe në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Teksa ishin rreth 50 qytetarë të cilët për shkak të pandemisë pritnin të afërmit e tyre jashtë aeroportit.

    Ata që kishin ardhur, përkundër pandemisë me koronavirus, shprehen të lumtur që kanë ardhur në Kosovë.

    Mërgimtari nga Gjermania, Demë Dreshaj ndihet i lumtur që ka ardhur në Kosovë.

    Dreshaj: Ia vlen me çdo çmim të vizitohet Kosova

    Video:

    “Ndihemi shumë të lumtur të vijmë në shtetin dhe vendin tënd. Ia vlen me çdo çmim”, shprehet Dreshaj.

    Ndërsa, mërgimtari tjetër Armend Nikqi thotë për KosovaPress se ka dy vjet që nuk ka mund të vijë në Kosovë.

    Nikqi: Që dy vjet nuk kam qenë në Kosovë

    “Mirë shumë, ia ka vlejtur. Që dy vjet (s’kam ardhur). Kam bërë përpjekje, por kemi pasur disa ndalesa dhe nuk kemi mund të vijmë”, ka thënë Nikqi.

    Ndërsa një qytetar tjetër, Qendrim Palatani ka thënë se çdoherë ja vlen me e vizituar Kosovën.

    Palatani: Ndihem mirë që kam ardhur në Kosovë

    “Shumë mirë po ndihem, ia vlen çdoherë për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Palatani.

    Edhe qytetari tjetër që erdhi sot nga Gjermania, Atdhe Palatani thotë se që një vit nuk ka ardhur në Kosovë, dhe ndihet i lumtur që pati mundësi të vijë.

    Palatani: Kam ardhur prej Shtutgartit, ndihem shumë mirë

    “Super, prej Shtutgardit”, ka thënë Palatani.

    KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe zyrtarët e aeroportit lidhur me numrin e fluturimeve të realizuara gjatë ditës së sotme dhe numrin e udhëtarëve, por ata nuk ishin të qasshëm.

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dje përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur që vetëm ditën e djeshme në Kosovë kanë arritur mbi 9 mijë bashkatdhetarë dhe janë realizuar gjithsej 35 fluturime komerciale.

    Ndryshe, qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ.

    Asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditorë, ndërsa ata që vijnë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për 7 ditë në vetizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.