Në departamentin për krime të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi fillestar për gjashtë të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Kryetari i Trupit Gjykues, Valon Kurtaj tha se në këtë seancë mediat mund të qëndrojnë deri sa të lexohet aktakuza, ndërsa pas kësaj më pas nuk lejohet xhirimi më tutje.
Aktualisht prokurori i rastit, Blerim Isufaj është duke e lexuar aktakuzën me të cilën ngarkohen gjashtë të akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara të cilët ngarkohen me veprat penale , pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i fshehtësisë zyrtar dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare duke manipuluar me prova.
Ish politikani serb , Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar 2018.