×
  • Sport
  • Sport

    ​Federata e Karatesë së Kosovës mban seminar për gjyqtarë dhe trajnerë

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) sot ka mbajtur seminar në kuadër të referimit dhe gjyqtarëve kosovarë dhe atyre botërorë. Ky seminar u mbajt për qëllim njoftimi rreth rregullave të reja të referimit ku shpjegohej pikësimi gjatë ndeshjes dhe informimi i gjyqtarëve për ndeshjet që do vazhdojnë me lirimin e masave të Covid-19.

    Pjesë e seminarit ishin kryetari i Federatës së Gjyqtarëve të Karatesë në botë, Eduardo Escalante, kryetari i Gjyqtarëve të Karatesë në Kosovë, Ardian Muhadri dhe së fundmi kryetari i Federatës së Karatesë në Kosovë, Ismet Krasniqi.

    Escalante tha që pritjet rreth këtij seminari janë të mëdha pasi që pritet të shpërndaj edukim të mirë tek gjyqtarët.

    “Pritjet që kam nga ky seminar, janë si gjithmonë të mëdha. Ne do të mundohemi ta mbajmë atë për qëllime edukimi të gjyqtarëve dhe poashtu të trajnerëve. Kosova ka një nivel të lartë sa i përket referimimit, trajnerëve dhe në kompeticione. Ndoshta nuk është ide e mirë që të krahasojmë Kosovën me shtete të tjera po ajo që është e rëndësishme është që Federata e Karatesë në Kosovë dhe Federata e Gjyqtarëve të Kosovës janë gjithmonë në ngritje e sipër sa i përket profesionalizmit. Që nga momenti kur Kosova u bë pjesë e ËSKF ne kemi mbajtur një kampionat regjional evropian, ku gjërat kanë ecur shumë mirë”, tha ai.

    Pas, Escalantes edhe kryetari i Federatës së Karatesë në Kosovë dha intervistë ku tregoi qëllimin e mbajtjes së këtij seminari dhe pritshmërinë që ka për të ardhmen e karatesë dhe referimit në kuadër të saj.

    “Si çdo seminar që u mbajt nga viti 2017 prej që jam unë president, edhe ky seminar e ka vlerësimin e vet domethënë sepse në këtë kohë pandemie kur Federata e Karatesë së Kosovës por dhe gjithë federatat e tjera botërore kanë bërë një pauzë 7 deri në 8 muaj. Ky seminar është i mirëseardhur sepse prapë gjyqtarët janë aktivë sot dhe kjo ju ka ndihmua shumë. Kam biseduar me shumë gjyqtarë ku kanë thënë që ky seminar është shumë i vlefshëm pasi që kanë fillua me i harru disa sende, kuptohet që gjyqtaria ka shumë rregulla të cilat duhen të përsëriten kohë pas kohe sidomos duhen të përsëriten nëpër gara, e për fat të keq ne nuk kemi pas as gara për atë gjë ky seminar është i mirëseardhur shumë në Federatën e Karatesë së Kosovës”, tha ai.

    Ai tha se pandemia Covid-19, ashtu sikurse në tërë globin, ka ndikuar edhe në Kosovë, ndërsa shtoi se ky seminar do të kontribuojë në fuqizimin e federatës së karatesë dhe karateistëve në përgjithësi

    I pyetur se a kanë vendosur se kur do të fillojë gara e parë e karatesë, Krasniqi tha se gara e parë do të mbahet me 1 tetor.

    “Po, ne kemi vendos. Meqenëse Kosova tash për tash është në një gjendje të mirë sa i përket pandemisë Covid-19 mos të them në një gjendje shumë të mirë në krahasim me shtetet evropiane por edhe në rajon, edhe ne kemi mundësi që të mbajmë garat, ne kemi vendosur që gara e parë të mbahet me 1 nëntor të këtij viti, në të cilën kemi shpresat olimpike të Kosovës dhe atë garë do ta mbajmë në Kosovë”, tha Krasniqi.

    Në fund për “KosovaPress” dha intervistë edhe kryetari i Gjyqtarëve të Karatesë së Kosovës, Ardian Muhadri i cili tregoi se çfarë po ndodh me referimin në Kosovë dhe se sa anëtarë dhe referë ka kjo federatë.

    “Pritshmëritë, normalisht si gjithë herë janë të mëdha sepse seminaret të tilla janë shumë profesional të organizuara edhe kësaj i shtohet fakti që duhet pas parasysh që këto seminare udhëhiqen dhe zhvillohen nga kryetari I referëve të Komisionit Botëror dhe Evropian, normalisht që pritshmëritë janë të mëdha. Çka na shërbejnë këto seminare? Na shërbejnë që të ngritët niveli dhe kapacitetet profesionale të gjyqtarisë, pra, të Federatës së Karatesë së Kosovës, e cila neve na ndihmon në garat qoftë vendore, qoftë rajonale edhe qoftë botërore. Të njëjtën kohë, këto seminare na e lehtësojnë shumë punën”, tha ai.

    Gjyqtarët sot kanë mbajtur seminarin ku janë informuar vetëm rreth pjesës teorike ku ditët e ardhshme pritet ta mbajnë edhe pjesën praktike.

    Nga Rubrika
    Sport09 Maj 2025
    Lëndimi që fillimisht u mendua se do të kalonte për disa javë, ka rezultuar shumë më serioz për futbollistin e Kombëtares së...
    Sport09 Maj 2025
    Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian, Szymon Marciniak, do ta gjykojë finalen e titullit kampion në Abissnet Superiore mes Vllaznisë...
    Sport09 Maj 2025
    Donjeta Sadiku, Bashkim Bajoku dhe Shpëtim Bajoku do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën e Botës “Feliks Stamm”, ka njoftuar Federata e Boksit...
    Të tjera
    Vip09 Maj 2025
    Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar me trishtim pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta...
    Lajme09 Maj 2025
    Një aksident trafiku i tipit zingjiror ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete....
    Lajme09 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar thirrjes së Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës që të ketë kujdes nga...
    Lajme09 Maj 2025
    Pas sulmit të ndodhur në Banjskë, Policia e Kosovës për një kohë të gjatë ka ndërmarrë veprime për mbylljen e rrugëve ilegale...
    Lajme09 Maj 2025
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u ka bërë thirrje mediave që raportimi për tragjedi të bëhet me kujdes, ndjeshmëri...
    Lajme09 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim me rastin e shënimit të Ditës së Evropës dhe 80-vjetorit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.