×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Eliza Hoxha: Cili është plani i Qeverisë për të pagjeturit nëse s’ka marrëveshje me Serbinë?

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, i bëri sot thirrje Qeverisë Hoti që të tregojë planin për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, derisa përmendi marrëveshjen e Uashingtonit ku kundërshtoi barazimin e të pagjeturve me personat e zhvendosur.

    Ajo gjatë seancës plenare të Kuvendit lidhur me çështjen e të pagjeturve, ka thënë se pengimi për qasjen në informata me rëndësi për publikun dhe fshehja e paligjshme e arkivave nga organet shtetërore, tregon për mungesë e vullnetit nga ana e Serbisë lidhur me çështjen e të pagjeturve.

    “Imagjinojeni, personat e zhdukur janë vrarë dy herë, një herë në Kosovë, një herë janë zhvendosur si trupa të vdekur në Serbi, dhe në këtë marrëveshje ata janë të barasvlershëm me të zhvendosurit e gjallë nga rrethanat e kohës”, tha ajo.

    Hoxha tha se Serbia ka kryer krim të dyfishtë, duke vrarë civilët e pastaj duke i zhvendosur në Serbi dhe duke fshehur faktet për krimet që kryera.

    “Është shumë me rëndësi cili do të jetë pozicioni i kësaj qeverie përbrenda procesi të dialogut Kosovë-Serbi, e për këtë Grupi parlamentar i PDK-së ka disa çështje që do t’i ngre. Nëse marrëveshja Kosovë-serbi nuk arrihet, cili është plani i kësaj qeverie lidhur me çështjen e të zhdukurve? A janë të njoftuar familjarët e të zhdukurve, apo organizatat që i përfaqësojnë lidhur me planet e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe a keni marrë aprovimin e tyre, çfarë do të ndodhë me Komisionin qeveritar për personat e zhdukur? A do të rresht së funksionari tani ky komision deri në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë? A keni ngritur çështjen e deklaratave të përfaqësuesve serb lidhur me fshehjen e vendndodhjeve të pagjeturve, në takimet me përfaqësues ndërkombëtarë apo me BE-në si ndërmjetësuese e dialogut”, tha Hoxha.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kroacisë ka miratuar prokurimin e sistemit turk të dronëve Bayraktar TB2 për Ministrinë e Mbrojtjes, thanë zyrtarët. Në një mbledhje,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vlora Dumoshi, deputete nga radhët e LDK-së  ka kërkuar që doracaku për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues i vitit 2023 të hiqet...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës, do...
    Sport15 Nëntor 2024
    Mike Tyson, i njohur edhe si “Iron Mike” është një nga figurat më ikonike të historisë së boksit. Ai filloi karrierën gati...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, është shfaqur shumë e nervozuar me paraqitjen e partnerit të saj, Gjestit, në darkën e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrent i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka habitur me një deklaratë teksa përjashton vetën duke lavdëruar një tjetër konkurrent. Ai iu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.