Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) jo vetëm që kanë më së shumti raste të infeksionit me koronavirus në botë, por gjithashtu zënë vendin e parë për nga numri i vdekjeve maksimale të lidhura me sëmundjen fatale.
Por një ekspert i njohur amerikan i sëmundjeve infektive ka shprehur shqetësimin e tij për situatën COVID-19 dhe gjithashtu ka dhënë një alarm për kohët e vështira të ardhshme.
Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, tha për NBC se ndërsa SHBA nuk ka një zë drejtues për të drejtuar publikun, “gjashtë deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më e errëta nga e gjithë pandemia e koronavirusit”.
Osterholm tha se vaksinat antiCOVID-19 nuk do të bëhen të disponueshme në asnjë mënyrë kuptimplote deri në fillim të çerekut të tretë të vitit 2021.
Sipas tij, qëllimi është të arrihet imuniteti kolektiv, i cili sipas ekspertëve të tjerë është i rrezikshëm dhe gjithashtu një ide e tmerrshme. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit do të lejohen të kontraktojnë virusin dhe në vend të kësaj, qëllimi mund të arrihet përmes një programi të vaksinimit.
“Pra, ky virus do të vazhdojë të kërkojë ‘dru’ për të djegur për aq kohë sa mundet dhe në atë rast qëllimi duhet të jetë mbrojtja e sa më shumë njerëzve përmes vaksinimit”, u shpreh Osterholm.