Një qen në Rusi u varros i gjallë, por arriti të dilte në sipërfaqe dhe të gjente ndihmë.
Kirusha u varros i gjallë nga pronarët dhe ai u gjet nga një grua që po kalonte me një veturë në veri të Rusisë.
Ajo e dërgoi qenin në strehën më të afërt, 150 kilometra larg nga vendi ku e gjeti. Kur kafsha arriti në strehë, ata zbuluan se ajo ishte nga vendbanimi Jemva dhe telefonuan pronarët. Siç shpjeguan këta të fundit, qeni ishte i sëmurë dhe kjo ishte arsyeja pse vendosën ta vrisnin dhe ta varrosnin nga “mëshira”.
Ata pranuan se i kishin injektuar një mjet që supozohej se do t’i jepte fund jetës së tij dhe putra e tij ishte akoma e qethur në vendin ku mori injeksionin vdekjeprurës. Qeni u varros afër autostradës Ukhta-Syktyvkar dhe siç thanë nga strehimorja për kafshë, pronarët kërkuan falje për varrosjen e tij të gjallë.
Testet veterinare treguan se kafsha nuk ka ndonjë problem serioz mjekësor dhe është e shëndetshme, përveç se vuan nga uria dhe ekspozimi ndaj të ftohtit.