Dy komisionerë në qendrën e votimit 1708C, saktësisht në vendvotimin 04R që është njëra klasë në shkollën fillore “Haxhi Zeka” në fshatin Zahaq të Pejës janë larguar për një kohë të gjatë nga vendvotimi.
Demokracia në Veprim raportoi se ata janë larguar për mbi dy orë me arsyetimin se po shkojnë të votojnë dhe një vëzhgues nga një subjekt politik është detyruar t’i zëvendësojë.
“Është raportuar për një incident në vendvotimin 1708C/04R, ku dy komisionerë janë larguar për të votuar dhe nuk janë kthyer për një periudhë më të gjatë se 2 orë. Rolin e tyre e ka ushtruar një vëzhguese nga një subjekti politik”, thotë DnV.