×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputeti i VV-së akuzon Hotin se po i përshtat vendimet në dobi të Devollëve

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka akuzuar Qeverinë Hoti për përshtatje të vendimeve në dobi të kompanisë “Devolli”.

    Ai në seancën e sotme plenare tha se qumështi pluhur dhe vaji i palmës po ndikon që fermerët të falimentojnë.

    Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti opozitar tha se shfuqizimi i vendimit për importimin e vajit të palës dhe qumështit pluhur, i shkon për favor kompanisë së qumështit “Vita”. Për këtë të fundit u shpreh se po e kërcënon dhe shantazhon qeverinë.

    “A ka shtet këtu që e mbron atë që prodhon në këtë vend? Kohë më parë kur fillojë refuzimi grumbullimit të qumështit me arsyetimin se përpunuesit i kanë stoqet plotë. Tre milionë litra qumështi të kompanisë Devolli për të cilat po bëhet importi kryesor i qumështit pluhur. Qeveria mori vendim për ndalim të përkohshëm për ndalim të importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës e produkte të ngjashme. Nuk dihet pse, a bëhet fjalë për kërcënimi apo çka. Por vetëm për 19 ditë pas ky vendim u shfuqizua. Në të njëjtën ditë të shfuqizimit të këtij vendimi kompania Vita njofton pikat e grumbullimit për vendim të uljes së çmimit nga pesë për njësitet e yndyrës. Kjo do të thotë për fermerët lajm për falimentim e të cilët pashmangshëm do të protestojnë pasi duan zgjidhje të problemit”, tha ai.

    Sipas deputetit Aliu qeveria tashmë është në mes të dy zgjidhjeve ose të përkrahë fermerët ose Devollët.

    “Me një vendim të vetëm Devolli nxjerr fermerët nga halli dalin në rrugë. Por çka do të thotë kjo për qeverinë. Kërcenim e shantazh, natyrisht qe po, duan edhe më shumë milionë nga shteti, pasi milionët e tillë të marrë lehtësisht veçse ia shtojnë oreksin. Tani qeveria është në mesin e dy shuplakave të sinkronizuara mes qumështit pluhur dhe vajit të palës – Devollit dhe importuesit të vajit të palës”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së nesërme, në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shkëputur një mesazh për vajzat dhe gratë nga përballja e djeshme e tij me...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka uruar Donald Trumpin për fitoren e zgjedhjeve në ShBA. Në letrën e urimit të kësaj organizate thuhet...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajit, ku një person ka përfunduar i lënduar. Lajmin për Front...
    Vip08 Nëntor 2024
    Olta Gixhari i kërkoi Milaim Zekës që t’i bëjë masazh. E ky i fundit ia plotësoi dëshirën asaj. “O për ty o...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mërgatën në Oslo të Norvegjisë. Nga atje, ai është shprehur se ka një dëshirë në...
    Vip08 Nëntor 2024
    Sonte dy banorë u larguan nga loja për shkak të shkeljes së rregullave. “Banorë prej tre javësh për sjelljet jeni paralajmëruar. Këtë...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Hungari është takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sonte në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Këtë për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.