Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë, e cila zhvillohet nesër.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për përjashtimin e portierit Aro Muric nga kampi stërvitor i kombëtares.
“Fillimisht raportimet se ka pasur përleshje fizike mes tij dhe Zhegrovës janë të gjitha false. Arsyeja e përjashtimit të Muric janë çështje disiplinore dhe unë nuk dua të jap më shumë detaje për shkak se do të ishte mos respekt për lojtarin”, tha Challandes.