×
  • Sport
  • Sport

    ​Bunjaki flet për pozitën e re në FFK dhe zbulon nëse do ta drejtojë sërish Kombëtaren

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është rikthyer për t’u bërë sërish pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, por kësaj radhe jo si trajner.

    Bunjaki në një intervistë për KosovaPress, ka treguar se ai është angazhuar në stafin organizativ të FFK-së, si drejtor teknik dhe se puna e tij kryesore do të jetë zhvillimi i futbollit dhe masivizimi i këtij sporti.

    “Duke iu falënderuar kryetarit Ademi, sekretarit gjeneral, komitetit ekzekutiv më është dhënë mundësia të rikthehem pas tri viteve, më shumë se tri vite. Mendoj që ka qenë një kohë mjaftë e rëndësishme edhe për mua që të reflektoj, të merrem pak a shumë edhe me veten, mirëpo kyçja ime është më ndryshe….do të jem në pjesën organizative ku edhe unë mendoj që është ajo ndoshta që mua për momentin më së shumti më zgjon, do të thotë për zhvillimin e futbollit…Puna ime do të shtrihet në katër sfera. Masivizimin e sportit, elitën, pastaj është hulumtimet dhe edukimet. Pjesa ndoshta më e rëndësishme është pjesa e edukimit, ku për momentin është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, mirëpo akoma na pret një punë mjaftë e madhe sidomos në dy, tre vitet e ardhshme”, tha Bunjaki.

    Bunjaki komentoi edhe ecurinë e Kombëtares së Kosovës në futboll nën urdhrat e trajnerit Bernard Challendes.

    Ai tha se puna e zviceranit ka qenë e mirë dhe se nuk mund ta kritikojë atë edhe për faktin se nuk ka qenë i angazhuar brenda FFK-së për të pasur më shumë informacione rreth punës që është bërë brenda Kombëtares.

    “Punën e selektorit unë mendoj që e kam përkrahur gjatë gjithë kohës. Normalisht për ta kritikuar, një kritikë me qëllim pozitiv duhet të kesh edhe informata nga brenda, kështu që nuk mendoj se është pjesë e imja nga se thash më herët kam qenë jashtë në aspektet sportive, mirëpo për atë sa unë kam pasur mundësi me pa sikurse edhe ju është bërë një punë mjaftë e mirë dhe mendoj që me plotë të drejtë i është vazhduar kontrata”, theksoi Bunjaki.

    Në lidhje me atë nëse ai synon që në një të ardhme të afërt ta drejtojë përsëri Kombëtaren e Kosovës në futboll në rast të shkarkimit të Bernard Challndes, Bunjaki dha një përgjigje të prerë.

    “Jo, absolut jo. E kam thënë edhe më herët, koha ime si selektor ka përfunduar, projekti im si trajner ka përfunduar. Unë jam i orientuar më shumë në aspektet organizative, çështja e drejtorit teknik, e zhvillimit te kombëtareve, përgjegjësisë për masivizimin e futbollit, kyçjen e futbollit, shkollat. Është pjesa që unë e ndjej më afër zemrës, do të thotë nuk e kam atë pasionin që e kam pasur apo mendimet më herët. Mendoj që ai projekt ka përfunduar, është realizuar si unë kam dëshiruar. Në të njëjtën kohë, edhe për të mirën time mendoj që duhet me qenë shumë i qartë, në futboll kurrë nuk mundesh të thuash jo, mirëpo nuk e shoh veten të paktën edhe për rreth 10 vite, nuk e kam një mendim të rikthimit tim në fushë, jo për Kombëtare”, u shpreh ai.

    Sa i përket Superligës së Kosovës dhe ngritjes së saj, Bunjaki konsideron se ajo është në rrugën e duhur dhe se brenda pak vitesh do të shënojë progres në ranglistën totale.

    “Unë e shohë ecurinë mjaftë pozitive, mendoj që për një kohë, mos të them kështu super-optimist por në 5-6 vite liga e Kosovës do të ngritët në ranglistën totale ku edhe është dashur të jetë dhe është synimi ynë kryesor normalisht edhe si çdo gjë tjetër duhet të kemi durim. Dëshira jonë ekziston që klubi i parë tani menjëherë të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por ju e dini do të thotë që për një gjë të tillë do të kërkohet vite, do të kërkohen investime, durim, punë profesionale kështu që Kosova është në rrugë të drejt, vetëm duhet durim”, tha në fund Bunjaki.

    Kujtojmë se Albert Bunjaki e kishte drejtuar Kombëtaren e Kosovës si trajner në vitet e para të organizimit të saj pas pavarësisë së vendit.

    Nga Rubrika
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Sport24 Dhjetor 2024
    FC Drita është kampione vjeshtore e Superligës së Kosovës për sezonin 2024/25. Gjilanasit kanë mbledhur 40 pikë pas 18 ndeshjeve të para,...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar një vendim për Llapin dhe pjesëtarët e tij. Komisioni i Garave...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.