×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Bullgaria s’ka ambulanca të mjaftueshme për transportin e të prekurve me COVID-19 në spital, fton policinë për ndihmë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Qeveria e Bullgarisë ka vendosur të kërkojë ndihmën e forcave të policisë në transportimin e pacientëve me COVID-19 në spital, pasi nuk ka ambulanca të mjaftueshme në rast të një përhapje të papritur të valës së dytë të pandemisë.

    Dhjetë minibus policie, gjashtë prej të cilëve janë të shoqëruar nga ndihmës mjekësorë, do të vijnë në ndihmë të 25 ambulancave publike në Sofje, tha ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në një konferencë shtypi të hënën.

    Vdekja e një 33-vjeçari, familja e të cilit priti me orë të tëra për një ambulancë të shtunën, tronditi rrjetet sociale që ishin plot me dëshmi të mos ofrimit të kujdesit urgjent mjekësor.

    “Mjekët janë të rraskapitur. Ne jemi në luftë: duhet të mobilizojmë të gjitha burimet në luftën kundër pandemisë,” tha zëdhënësja e Shërbimit Mjekësor të Urgjencës në Sofje Katja Sungarska.

    Spitalet bullgare, ku shumë punonjës janë infektuar, tani duhet të përdorin shërbimet e studentëve të mjekësisë.

    Përveç kësaj, 17 ambulanca të reja do të jenë në dispozicion deri në fund të javës, shtoi ministri, i cili gjithashtu po negocion me shoqatën e shoferëve të taksive për të transportuar pacientë.

    Bullgaria, e cila kapërceu me sukses valën e parë të virusit këtë pranverë, tani po lufton me një rritje të mprehtë 80 për qind të numrit të infeksioneve të reja në shtatë ditët e fundit. Ka një total prej 54.000 rastesh në vend, që ndoshta është edhe më shumë sepse ka pak testime.

    Nga frika e trazirave shoqërore, qeveria nuk dëshiron të rivendosë karantinë jopopullore. Që nga shpërthimi i epidemisë në Bullgari me 7 milionë banorë, gati 1.300 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit të ri me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.