Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, Policia e Kosovës sot ka batisur një shtëpi private në Vushtrri.
Me këtë rast është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një sasi municioni.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një person, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.