Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha po vlerëson se kryeministri Avdullah Hoti është i paaftë intelektualisht.
Në seancën ku ky i fundit po raporton për dialogun, deputeti opozitar tha se nëse dëshmohet kjo marrëveshja e Uashingtonit bëhet jovalide.
Basha: Mendoj që është shumë i paaftë intelektualisht
“Mendoj që është shumë i paaftë intelektualisht pasi s’po du me vu në dyshim lojalitetin e tij. Po më duket shumë e rëndë, por nëse dëshmohet se është i paaftë intelektualisht na pshton edhe neve. Pasi edhe marrëveshja është jo valide”, tha ai.