×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bajqinovci: Hoti dhe Bajrami janë intervistuar nga task-forca

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kryeministri dhe ministrja Hykmete Bajrami janë intervistuar në lidhje me 53 milionë euro e Bechtel Enka-s, për çka shtoi se ka edhe kallëzim penal për tre zyrtarë dhe një ish-ministër të LDK-së. Bajqinovci ka akuzuar kryeministrin se ka shkarkuar task-forcën shkaku se Hoti dhe zyrtarët e LDK-së janë hetuar nga e njëjta.

    Ai gjatë interpelancës së kërkuar në lidhje me shuarjen e kësaj task-force, është përplasur me shefin e ekzekutivit, duke deklaruar se qeveria aktuale ka treguar se luftën më të madhe që ka bërë ndaj krimit është krijimi i ambientit për të bërë krim dhe korrupsion.

    “Kjo task-forcë ka hetuar tenderin për targa të nënshkruar nga ministri Veliu. Kjo task-forcë ka bërë kallëzim penal për tenderin e pasaportave-2, të ish-ministrit Skender Hyseni. Bëhet fjalë për 20 milionë euro vlerë të pasaportave dhe letërnjoftimeve. Kjo task-forcë i ka arrestuar inspektorët e Isa Mutafës dhe Avdullah Hotit. Mos harroni, dhe janë dënuar me burg”, ka deklaruar ai.

    Mes tjerash, ai tha se kryeministri dhe ministrja Hykmete Bajrami janë intervistuar si dëshmitarë nga kjo task-forcë, për çka shtoi se ka edhe kallëzim penal.

    “Ky kryeministër këtu ku është intervistuar, po nga kjo task-forcë me 14 mars, ditë e enjte. Edhe Hykmete Bajrami është intervistuar nga kjo task-forcë nga ditë e hënë, 4 mars. Unë kam qenë në atë kohë gazetar, dhe i kam parë se si kanë shkuar këto. Dhe kjo është hakmarrje, në cilësinë e dëshmitarit. Por, kolegu i tij ka kallëzim penal, ish-ministri. Por, kjo është tipike hakmarrje e LDK-së, nuk po e kontestoj a ka gabime, por qysh u bo kur filloi ofensiva me ju arrestuar, ju dënuan, ua dënuan inspektorët, Naser Osmanin dhe plotë hetime tjera. Ju u quat koka anti-ligjore tash, qysh u bo tash anti-ligjore. Që 10 vjet jeni në pushtet deh tash po del të jeni anti-ligjore”, ka shtuar Bajqinovci.

    Sipas tij, krejt kjo hakmarrje lidhet për hetimet, arrestimet dhe dënimet e bashkëpartiakëve të kryeministrit Avdullah Hoti. Për këtë ka reaguar shefi i ekzekutivit, i cili tha se është shqetësuese se nga banka e deputetit, ka deklarime të tilla në lidhje me hetimet nga task-forca.

    “Shqetësim është fjalimi yt, a e din pse? Sepse unë jam kryeministër unë nuk kam qasje sepse nuk guxoj sipas ligjit, nuk i di këto informata. Një deputet thotë i kam të dhënat e sigurta nga puna e Task-Forcës, ky është problemi. Një deputet, një njeri i politikës ka qasje të plotë në ato të dhëna. Nëse ke qasje aty, ky është problemi dhe argumenti më i fuqishëm se kjo duhet me u ristrukturua komplet dhe të bëhet në përputhje me ligjin, që të mos ketë qasje as kryeministri, as deputeti, dhe as ministri në punën e Task-Forcës”, tha Hoti.

    Për këtë Bajqinovci ka akuzuar Hotin se po shpif, meqë sipas tij të gjithë deklaratat e tij janë publike.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta...
    Lajme02 Gusht 2025
    Dy prej figurave të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Besnik Bislimi, kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes të këtij fillimgushti t’i kalojnë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me...
    Lajme02 Gusht 2025
    Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites. Sipas gjendjes së orës 18:25,...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.