×
  • Lajme
  • Lajme

    ​ATK: Për t’u subvencionuar nga Qeveria, përditëso llogarinë bankare në Sistemin EDI

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Tatimpaguesit të cilët kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave janë përfituesit e subvencioneve të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo për këtë tatimpaguesit duhet t’i përditësojnë llogarinë bankare në Sistemin EDI.

    Nga Administrata Tatimore e Kosovës thonë se ende disa tatimpaguese nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë.

    “Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim. Mirëpo, ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.

    ATK kërkon që sa më shpejt të bëhet përditësimi i llogarisë bankare.

    “Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

    “Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.