Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ta nxitur bashkëpunimin në fushën e hetimeve të shkeljes së konkurrencës në Kosovë, dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas një njoftimi të ATK-së, qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është arritja e ujdisë midis palëve nënshkruese për realizimin më të suksesshëm të misioneve të tyre të cilat përqendrohen në politikën e konkurrencës të bazuar në implementimin e rregullave për të siguruar garën reciproke dhe të ndershme të kompanive në treg, duke e inkurajuar ndërmarrësin dhe efikasitetin me qëllim të ofrimit konsumatorëve një zgjedhje më të gjerë, e cila e ndihmon reduktimin e çmimeve dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, si dhe në mbledhjen e tatimeve dhe kontributeve, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, duke tentuar që të bëhen gjithnjë e më të besueshëm dhe të respektuar, si dhe më të mirë krahasuar me administratat udhëheqëse tatimore në Evropë, gjithnjë duke zbatuar dispozitat e ligjit bazik për procedurat, Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, Ligjit për Tatimin në Vlerën e Shtuar si dhe çdo legjislacioni tjetër që mund t’i ngarkohet për administrim të çfarëdo lloji tatimi.