Marsi do të jetë më afër Tokës këtë muaj në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit pasi arrin një “pikë të kundërt në qiellin e natës”.
Një fenomen që nuk kemi rast ta shohim shpesh duke pasur parasysh që ka ndodhur për herë të fundit në vitin 2003 dhe do ta shohim më 13 tetor. Ai nuk do të rishfaqet deri në vitin 2035, shkruan Independent.
“Si çdo planet në Sistemin tonë Diellor, Toka dhe Marsi orbitojnë Diellin. Por Toka është më afër Diellit dhe për këtë arsye më e shpejtë në orbitën e saj. Toka bën dy rrotullime rreth Diellit, ndërsa Marsi bën një udhëtim të tillë në atë kohë”, shpjegon NASA.
Ky fenomen do të jetë i veçantë për shkak të orbitave të Tokës dhe Marsit që përputhen për të qenë më afër njëri-tjetrit. Në fenomenin astronomik, do të shihet se Marsi lind kur Dielli perëndon, dhe perëndon kur Dielli lind.
Në mes të tetorit, vetëm disa do t’iu jepet mundësia ta shohin Marsin në pozicionin e tij më spektakolar. Planeti i kuq do të duket më i ndritshëm dhe më i spikatur në qiellin e natës me sy të lirë, ndërsa do të jetë më i lehtë për t’u parë në detaje me teleskop.