Njësitë speciale të policisë austriake kanë arrestuar dy persona pas dyshimeve për lidhje me autorin e aktit terrorist në Vjenë.
Sipas Salzburg24, në pranga kanë rënë një 18 vjeçar dhe një 24 vjeçar nga Zvicra. Ndalimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme në Winterthur.
Nuk dihet ende lidhja mes dy të rinjve zvicerianë dhe autorit të aktit të rëndë, ndërkohë që mendohet se ata janë të përfshirë në krim, raporton oranews.
Ministria e Drejtësisë së Austrisë, Karin Keller-Sutter ka njoftuar se dy të arrestuarit dhe autori janë takuar fizikisht edhe më parë.
Sulmi në Vjenë u bë të hënën në darkë, ku 4 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur.
20-vjeçari shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullai, është i dyshuari kryesor për sulmin, mbi të cilin kishte akuza për përfshirje në ISIS.