Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka folur për deklarimet e djeshme të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Goran Rakiq i cili derisa u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Mitrovicës të votojnë kandidatin e Listës Serbe, ka thënë se presidenti i Serbisë e përkrah këtë subjekt.
Aliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është dashur të reagojë lidhur me këtë deklaratë, që siç tha ai, është në kundërshtim të Kushtetutën e Kosovës.
Aliu tha se Rakiq nuk është një qytetar i zakonshëm, andaj deklarata e tij implikon Qeverinë e Kosovës.
Aliu: Hoti asnjë reagim për Goran Rakiq i cili veproi në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës
Ky zëvendëskryeministër e shkeli ligjin duke bërë thirrje të votohet një kandidat i asnjë subjekti të caktuar dhe i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës kur ka deklaruar se Serbia dhe presidenti i saj e përkrahin këtë kandidat. Nga ana tjetër, asnjë reagim nga Avduallh Hoti e që presupozohet të jetë shefi i tij. E Pritshme dhe normale ka qenë që të ndodhin shkarkimet tashmë , si ka mundësi që në që e quan vetën kryeministër si Avdullah Hoti lejon që të normalizohen qëndrimet të tilla e të kundërligjshme e kundër rendit kushtetues nga vartësit e tij”, tha ai.
Aliu tha se qeveria Hoti nuk është legjitime dhe e njëjta duhet sa më parë të ndërrohet.