David Alaba ka konfirmuar se do të largohet nga Bayerni.
Austriaku do i jep fund karrierës 13 vjeçare në “Allianz Arena”, ku në fund të këtij sezoni do të largohet si lojtarë i lirë, përcjell KosovaPress.
“Nuk ishte një vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 13-të vite dhe jam shumë i lidhur me këtë klub. I jam falënderues për shumë gjëra”, tha Alaba për mediat gjermane.
I pyetur rreth së ardhmes së tij, Alaba refuzoi të tregonte klubin e radhës, por siç raportohet, destinacioni i radhës do të jetë “Santiago Bernabeu”.
“Nuk është sekret që agjentët e mi janë në kontakte të vazhdueshme me shumë klube evropiane. Por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, momentalisht jam i fokusuar vetëm tek Bayerni”,shtoi ai.
Një pyetje interesante iu bë mbrojtësit 29 vjeçar, ku një gazetar e pyeti nëse është njohës i gjuhës spanjolle, dhe Alaba tregoi që nuk është dhe aq e mirë.
“Spanjollishtja ime nuk është shumë e mirë, por është e mirë për në fushë”, u përgjigj austriaku.
Tani raportohet se Alaba ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, dhe do t’iu bashkohet “Galaktikëve” si transferim i lirë në fund të këtij sezoni.