Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takimin Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e ri të Posaçëm të BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.
Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe projektet që ministria mbulon.
Ministri Abrashi e njoftoi përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për prioritetet dhe objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës, e që janë modernizimi i hekurudhave dhe lidhja e Kosovës me autostradat e vendeve të regjionit.
Abrashi theksoi se me Bashkimin Evropian do të punojnë ngushtë, duke bërë të ditur se Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugës e saj drejt integrimit.
Ndërkaq Szunyog ka thënë se Zyra e Bashkimit Evropian e rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimit dhe modernizimit të infrastrukturës, duke vlerësuar se BE-ja mbetet partner i Kosovës.