Raportimi i ministrit të Infrastrukturës Arban Abrashi në Komisionin për Bujqësi rreth marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, është përcjell me përplasje verbale të shumta.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka treguar projektet që janë diskutuar në takimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Dy projektet e para që janë dorëzuar ka qenë ndërtimi i autostradës Besi deri në Merdare. Ky projekt është i gatshëm për implementim. Ky ka qenë projekti i parë, i cili është paraqitur, se është në frymën e letrës së qëllimit të mirë. Projekti i dytë ka të bëjë më ndërtimin e hekurudhës nga Prishtina deri në Merdare, dhe ka një gjatësi 45 km. Gjatë diskutimit dhe duke i pa mundësitë financiare, ne kemi shtyrë edhe projekte të tjera. Për projektin e autostradës, shteti i Kosovës përmes projekteve të financuara është duke finalizuar linjën hekurudhore nga jugu në veri, derisa pala amerikane ka marrë përsipër rehabilitimin e linjës hekurudhore nga perëndimi në lindje”, tha ai.
Kryetari i komisionit Liburn Aliu ka pyetur ministrin se a do të vazhdojë hekurudha përtej Mitrovicës, Han i Elezit-Leshak. Në përgjigje e tij, ministri Abrashi tha se ky projekt do të vazhdojë, derisa përmendi se nuk është i kënaqur me punimet që janë bërë.
Përplasje mes Abrashit e Aliut ka pasur edhe sa i përket një harte që deputeti Aliu e ka prezantuar në komision që sipas tij është e Serbisë. Këtë e ka mohuar deputeti Aliu duke thënë se në hartë shkruan Republika e Kosovës.
Ministri Abrashi është akuzuar se në takimin me palën serbe në Uashington ka shkuar i papërgatitur, por që këtë ai e ka mohuar duke thënë se ka komunikuar me zyrtarët amerikanë për të gjitha projektet.