×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​A është vera shkaku i dhimbjeve të kokës?

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Gjatë muajve të dimrit, dhe veçanërisht gjatë pushimeve, shumë preferojnë verën e kuqe. Sidoqoftë, disa njerëz e shmangin për shkak të dhimbjes rraskapitëse së kokës.

    Vera e kuqe ka qenë prej kohësh fajtori për dhimbjet e kokës, posaçërisht migrenën, dhe pyetja që lind është nëse ajo me të drejtë ka fituar një reputacion të tillë.

    Për fillestarët është e rëndësishme të dinë se vera e kuqe nuk është shkaku i dhimbjeve të kokës. Në fakt klasifikohet si shkas i saj, raporton Popsugar.

    “Shkaku është gjithçka që mund të çojë në një dhimbje koke. Shkaktari i zakonshëm i migrenës është ushqimi, siç janë djathi dhe çokollata, por edhe moti. Sidoqoftë, shkas për një dhimbje koke në një person nuk është domosdo shkas te një person tjetër – shkaktarët nuk janë universalë”, shpjegon Joy Guy, një neurolog nga Kalifornia.

    Kjo do të thotë që një person mund të besojë se vera e kuqe shkakton dhimbje koke, dhe një tjetër mund të pijë një gotë ose më shumë prej tyre pa ndonjë problem.

    Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, të sëmurët nga migrena raportojnë më shpesh verën e kuqe si shkak, por studimet kanë treguar se pijet e tjera alkoolike shkaktojnë dhimbje koke në të njëjtën masë.

    Sipas një teorie, dhimbja e kokës e shkaktuar nga vera e kuqe thotë se ky lloj specifik i alkoolit përmban substanca që shkaktojnë dhimbje koke, të tilla si taninet ose polifenolët bimorë natyralë që gjenden në rrush.

    “Taninet mendohet se luajnë një rol kryesor në shkaktimin e migrenës për shkak të mënyrës se si ato ndikojnë në nivelet e serotoninës. Për shembull, ndërsa nivelet e serotoninës ndryshojnë ose rriten, ky stimul mund të shkaktojë një migrenë”, tha Guy.

    Një përbërës tjetër i verës së kuqe quhet sulfite. Disa prodhohen natyrshëm gjatë procesit të fermentimit, ndërsa të tjerët shtohen si ruajtës. Ato gjenden si në verën e kuqe ashtu edhe në të bardhën.

    Sulfitet mund të shkaktojnë astmë dhe reaksione alergjike, por ato nuk duhet të shkaktojnë dhimbje koke më vete. Ruajtës të tjerë si nitrat, nitrit dhe glutamat monosodium janë gjithashtu faktorë të njohur nxitës.

    “Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga alkooli shpesh shoqërohen me efektet që ka alkooli në enët e gjakut, efektin në funksionin e zemrës dhe dehidratimin. Në përgjithësi, jo të gjithë reagojnë ndaj alkoolit në të njëjtën mënyrë, por ata që vuajnë rregullisht nga migrena ose dhimbje koke kanë më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje koke të shkaktuara nga alkooli”, shpjegon Guy.

    Nëse jeni të prirë për të zhvilluar migrenë brenda disa orësh pas konsumimit të alkoolit, konsultohuni me një mjek për të zbuluar nëse është e mundur që një gotë me pije tuaj të preferuar të jetë shkaktar për ndjenjën e pakëndshme.

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh. Shërbimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Paga e ulët dhe në kundërshtim me atë minimale, moszyrtarizimi i shujtës brenda orarit të punës dhe pagesa për ekzaminime, janë ndër...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak. Kjo në në kuadër të ngritjes...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut përmes një aksioni simbolik kanë vendosur posterë me mbishkrime “Kërkohet Bedri Hamza”. Kjo në...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar që nga humbja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump, por Politico...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.