×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​A do të nxirret me dhunë nëse Trump refuzon të lirojë zyrën?

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Dy veteranë të ushtrisë amerikane ngritën mundësinë që ushtria të largonte me forcë Donald Trumpin në një “letër të hapur” drejtuar gjeneralit të lartë amerikan, Mark Milley, në gusht.

    “Nëse Donald Trump refuzon të lërë detyrën në mbarimin e mandatit të tij kushtetues, ushtria e Shteteve të Bashkuara duhet ta heqë atë me forcë dhe ju duhet ta jepni atë urdhër”, thuhej në letrën, botuar në Defense One dhe shkruar nga John Nagl, një oficer në pension i ushtrisë dhe Paul Yingling, një nënkolonel në pension i Ushtrisë amerikane.

    Por të tjerët kanë thënë se një veprim i tillë do t’i lihej më mirë Shërbimit Sekret të SHBA, duke përmendur një parim themelor ligjor që personeli ushtarak duhet të qëndrojë jashtë çështjeve të brendshme të zbatimit të ligjit, shkruan Reuters.

    “Ne kemi procese kushtetuese për t’u marrë me këtë dhe ushtria nuk është askund në atë ekuacion”, tha Kori Schake, drejtor i politikës së jashtme dhe të mbrojtjes në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve.

    “Nëse Trump me të vërtetë refuzon të largohej nga Shtëpia e Bardhë, më 20 janar ai do të bëhej një shkelës”, tha Robert Chesney, profesor i sigurisë kombëtare pranë Universitetit të Teksasit.

    “Shërbimi Sekret do të vinte dhe do ta shoqëronte jashtë,” shtoi ai.

    Ndryshe, Donald Trump ka vënë në dyshim procesin zgjedhor të 3 nëntorit për shkak, siç shprehet ai, parregullsive në votime. Demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe do të marrë detyrën zyrtarisht në janar 2021.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.