Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 429 numrin total të viktimave të pandemisë.
Ministria konfirmoi 182 raste të reja të konfirmuara me COVID-19, nga 1055 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15752 raste me koronavirus, prej të cilëve 5648 janë aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 90 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9675./