×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​32 milionë të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Sipas faqes në internet Worldometar, më shumë se 32 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirus.

    Shtetet e Bashkuara u goditën më shumë nga pandemia COVID-19 – më shumë se shtatë milionë njerëz u infektuan dhe më shumë se 200.000 vdiqën. Në vendin e dytë është India me pothuajse gjashtë milion pacientë dhe më shumë se 91.000 vdekje.

    Brazili renditet i treti në numrin e të infektuarve – 4.6 milionë njerëz janë të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 138.000 kanë vdekur. Rusia renditet e katërta në botë dhe e para në Evropë, ku 1.1 milion njerëz u sëmurën dhe rreth 20.000 vdiqën.

    OBSH njoftoi se 156 vende i janë bashkuar planit global të vaksinimit, i cili planifikon të shpërndajë rreth dy miliardë doza vaksinash në mbarë botën deri në fund të vitit të ardhshëm, por që vendet e mëdha si Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mungojnë.

    Një numër tjetër i vendeve do të regjistrohen për planin global të vaksinimit, dhe disa nga vonesat ishin për shkak të çështjeve procedurale, dhe jo për shkak të dyshimeve në lidhje me skemën, tha sot zëdhënësi i OBSH-së, Margaret Harris.

    Ekspertët shëndetësorë të Koresë së Jugut paralajmëruan sot për një shpërthim të mundshëm të të ashtuquajturës twindemia – epidemi e njëkohshme e gripit dhe koronavirusit – gjatë dimrit.

    Agjencia Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KDCA) gjithashtu ka konfirmuar më parë një rast të mbivendosjes së të dy sëmundjeve të frymëmarrjes.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mëngjesin e 5 nëntorit, një patrullë policie që po vinte nga “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, kur arriti tek kryqëzimi me rrugën...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...
    Sport19 Nëntor 2024
    Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.