21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Pejës.
Ndërsa, 17 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
“3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.