Gjatë 4 ditëve të ardhshme në Aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë. Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.
Përtmes një statusi në Facebook, Zemaj ka thënë se Kosova tashmë është në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike, andaj ka shtuar se ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithësecilit.
“Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid. Me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira kundër Covid 19 dhe asistencë të ndërsjellë për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, dje në Tiranë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen me znj. Orgeta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale”, ka thënë ai.