Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 112 pacientë të infektuar me COVID-19.
2 pacientë janë në respiratorë, ndërsa 87 të tjerë janë në okisgjenoterapi.
Ndërkaq siç njoftojnë nga spitalit, 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 112 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 20 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.