10 kompjuterë (të videove lojërave) dhe 8 mijë euro janë vjedhur në një lokal në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj.
Nga policia kanë treguar se persona të maskuar të cilët kishin hyr në lokal e që vjedhjen kompjuterët dhe paratë janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore pasi morën informatën për këtë vjedhje kanë dalë në vend të ngjarjes e që tani janë duke hetuar rastin.
“Rr. Tahir Sinani, Ferizaj 04.11.2020-04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur-të maskuar, pasi i kanë hapur me forcë lokalin e tij, i kanë vjedhur dhjetë (10) kompjuterë (të video lojërave) të modelit AMD, në vlerë rreth 8.000 (tetëmijë) €, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori”, thuhet raportin e Policisë së Kosovës.