×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari që u arrestua për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove në thesar është anëtar i PDK’së dhe ish-drejtor i Financave në Drenas

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Labinot Gruda është zyrtari i arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

    Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Ai ishte liruar nga detyra për arsye te tij personale.

    Arrestimin e Grudes e ka konfirmuar edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Ajo tha se një zyrtar i Ministrisë së Financave është arrestuar dhe një tjetër është suspenduar pas zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

    Lidhur me këtë rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje në një konferencë për media. Rasti, sipas ministres Bajrami, ka ndodhur më datën 9 tetor. Ajo tha se paratë janë bartur nga Ministria e Infrastrukturës.

    “Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit edhe rreth 2 milionë euro kanë shku në llogari të një operatori ekonomike. Krimet ekonomike janë duke u marrë me të. Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë njëri prej tyre është arrestuar”, tha ministrja Bajrami.

    Ajo ka shtuar se me rastin po merren të gjitha institucionet përkatëse dhe se është njoftuar edhe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.

    “Ne i kemi gjurmuar ky është një transaksion bankar dhe institucionet e vendit janë duke u marrë se kush janë përfituesit. Është rast i izoluar me të cilin po merret MF. Institucionet po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’u kthehen buxhetit të Kosovës”, ka potencuar Bajrami.

    Sipas ministres, ky është një rast i izoluar dhe se buxheti i Kosovës është i sigurt.

    “Ky është nja rast i izoluar. Buxheti i Kosovës është i sigurt. Janë vet institucionet që e kanë gjurmuar rastin. Dua të ju garantoj të gjithëve se gjithçka po e gjurmojmë”, tha Bajrami.

    Ministrja ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për tërheqje të parave të gatshme, por transaksion bankar.

    “Nuk është tërheqje e mjeteve kesh. Mjetet e buxhetit të Kosovës janë në Bankën Qendrore dhe ato janë të sigurta, unë nuk mund të jap detaje të tjera sepse rasti është nën hetime dhe mund ta dëmtojmë rastin. Të gjitha organet e rendit po merren me këtë rast”, shtoi ajo.

    Ndryshe, edhe Policia njoftoi për rastin, duke thënë se po merren intensivisht me hetime. Ata thanë se një person është vënë në pranga, ndërkaq dy tjerë janë në arrati.

    “Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro”, thotë policia në raport.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.