[wp-story]

Lajme

Zyrtari i VV-së thumbon keq LDK-në: Edhe Thaçin e keni bërë president për shtetin

Zyrtari i VV-së thumbon keq LDK-në: Edhe Thaçin e keni bërë president për shtetin
09:37 | 16 Janar 2020

Përplasjet mes zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së nuk kanë së ndaluri.

Posti i presidentit po vazhdon ende t’i përçajë këto parti të cilat po tentojnë të ndërtojnë koalicion qeverisës mes vete, por që gjasat për të ndodh kjo janë zvogëluar jo pak.

Mbrëmë sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, tha se kërkesa e LDK-së për presidentin është për shtetin e jo për LDK-në.

Por me këtë deklaratë ka ironizuar jo pak Avni Zogiani i VV-së, i cili ia kujton LDK-së se edhe Thaçin e kanë zgjedhur president për shtetin.

“Për shtetin edhe Thaçi qe ba president!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se janë përplasur mes vete mbrëmë edhe nënkreytari i LDK-së, Agim Veliu dhe ai i VV-së, Besnik Bislimi

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera