[wp-story]

Lajme

Zyrtari i VV-së: Nëse tash mbështetet LDK-ja për Presidentin, ata do të fillojnë pazaret me PAN-in

Zyrtari i VV-së: Nëse tash mbështetet LDK-ja për Presidentin, ata do të fillojnë pazaret me PAN-in
13:16 | 17 Dhjetor 2019

Asambleisti i Lëvizjës Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, ka thënë se nëse i jipet mbështetje LDK-së për Presidentin ata do të fillojnë pazaret me PAN-in.

Rrahmani përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se nëse LDK, dëshiron të largohet nga ata që ka bashkëqeverisur për 20 vite, duhet të largohet nga kërkesa për President.

“-Presidenti nuk mundet të zgjidhet pa vota të PAN-it. Nëse tash i jipet mbështetje LDK-së për Presidentin ata do të fillojnë pazaret me PAN-in.
-Për të pasur shtet të ç’kapur, duhet të kemi edhe President të ç’kapur, i cili do të kishte mbështetje nga të gjithë, do të ishte figurë unifikuese e përfaqësuese.
-Nëse LDK, dëshiron të largohet nga ata që ka bashkëqeverisur për 20 vite, duhet të largohet nga kërkesa për President”, ka shkruar Rrahmani.

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera