[wp-story]

Lajme

Zyrtari i MAShT: Ministri Bytyqi dhe këshilltari i tij Baton Dushi e ndaluan “Javën e Shkencës”

Zyrtari i MAShT: Ministri Bytyqi dhe këshilltari i tij Baton Dushi e ndaluan “Javën e Shkencës”
11:11 | 07 Shtator 2019

Zyrtari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Murteza Osdautaj, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, e ka kritikuar Ministrin Bytyqi dhe shefin e kabinetit të Ministrit, Baton Dushi, për ndërprerjen e manifestimit ‘Java e Shkencës’.

Ministri dhe këshilltari i tij e ndaluan edhe botimin e Periodikut, raporton Front Online.

“Derisa Ministri i gjynavt i arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe këshilltari i tij kafexhi, Baton Dushi, e ndalojnë mbajtjen e një manifestimi dhjetëvjeçar të shkencës ‘Java e shkencës’ dhe e ndërpresin botimin e PERIODIKUT të vetëm në vend me ISSN, Mali i Zi ecën tutje me ‘Ditët e Shkencës’. Turpi qoftë mbi ta!”, ka shkruar ai .

Murtesa Osdautaj për disa vite ka qenë drejtor i Departamentit të Shkencës në MASHT. Ai në vitin 2018 është larguar nga pozita e tij, së bashku me 35 zyrtarë të tjerë duke u sistemuar në pozita të tjera.

“Java e Shkencës” organizohej çdo vit nga Ministria e Arsimit, ku për qëllim kishte shkëmbimin e përvojave të Kosovës me vendet e rajonit në fushën e hulumtimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit social e ekonomik./Front Online/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera