[wp-story]

Lajme

Zyrtari i LDK-së thotë se VV po e vë Vjosa Osmanin në pozita naive

Zyrtari i LDK-së thotë se VV po e vë Vjosa Osmanin në pozita naive
21:56 | 13 Janar 2020

Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta, është përplasur në T7 me analistët, Halil Matoshi dhe Blerim Latifi.

Meta ka thënë se VV kishte politikë që kërkonte të vinte LDK-në para akteve të kryera.“Kishin premtuar se do e zgjidhnin Vjosa Osmanin kryeparlamentare. Po e qesin Vjosën në pozita naive”, ka thënë ai.

Ndërkohë këtu ka ndërhyrë Latifi.
“Ju ende po merreni se çka do të bëhet me Vjosën. Qytetarëve nuk ju intereson për fate personale por për formim të qeverisë. Vetë premtuat se do votonit VV-në para 26 dhjetorit. Jemi lodhur”, ka thënë Latifi.“Ju keni dhjetë vjet në pozitë e nuk jeni lodhë”, tha Meta.

“Edhe ju nuk keni qenë më pak”, i ndërhyri Matoshi Metës.

“LDK ka qenë 13 vjet e gjysmë në pushtet”.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera