[wp-story]

Lajme

Zyrtari i LDK-së: Duhet ta votojmë Vjosa Osmanin

Zyrtari i LDK-së: Duhet ta votojmë Vjosa Osmanin
23:21 | 24 Shkurt 2021

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka thënë se LDK’ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas Rexhepit, LDK’ja duhet ta votojë Osmanin pasi në të kaluarën, kjo parti i ka votuar kundërshtarët më të mëdhenj.

“LDK-ja duhet ta votojë Osmanin sepse në të kaluarën i kemi votuar kundërshtarët më të mëdhenj”, ka thënë Fatmir Rexhepi në emisionin Desku.

Ndërsa lideri në dorëheqje i kësaj partie, Isa Mustafa ditë më parë për Klan Kosovën tha se Osmani nuk është personi i duhur për president.

Kujtojmë se Vjosa Osmani është shkarkuar nga kryesia e LDK’së, ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo garoi me listën “GUXO”, në një listë me Lëvizjen Vetëvendsoje.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera