[wp-story]

Lajme

Zyrtari i lartë i VV-së: Lëvizja nuk është organizatore e protestës

Zyrtari i lartë i VV-së: Lëvizja nuk është organizatore e protestës
21:51 | 26 Maj 2020

Shefi i Grupit Parlamentar I VV-së, Rexhep Selimi, ka mohuar se VV është organizatore e protestave të paralajmëruara, veçanërisht ajo që sonte u raportua se të enjten VV organizon një të tillë nga ora 17.

Selimi tha se organizatore nuk është, por as nuk ndalon qytetarët të reagojnë për ngjarje.

“Jo, sepse po të ishte VV organizatore zyrtare ne do ta bënim të ditur me kohë, por njëkohësisht VV as që i jep dikuj të drejtë që qytetarëve tu thotë të mos reragojnë për të gjitha ato ngjarje që u dedikohen atyre. VV nuk është thirrëse e këtyre protestave por edhe nuk i jep askujt të drejtë që bëjnë thirrje kundër tyre”.

Ndaj çdo vendimi të padrejtë, tha ai, VV nuk do të heshtë.

“VV pret që gjykata të merr vendim të drejtë. Nëse vendimi është i padrejtë atëherë është e kuptueshme që ne nuk heshtim. Të gjithë ne që e njohim Kushtetutën është e kuptueshmë që të kutpjjmë a është vendimi në përputhje me Kushtetutën”.“Për ta ndalur shkeljen e Kushtetutës e cila ka pasuar nga ana e presidentit, që Gjykata të vazhdoj të jetë gardiani I Kushtetutës. I kmei thirrë Gjykatës që t’I ndalë në mbrojtje Kushtetutës”.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera