[wp-story]

Lajme

Zyrtari i AAK bën thirrje të çuditshme, kërkon nga VV të protestojë kundër Kurtit

Zyrtari i AAK bën thirrje të çuditshme, kërkon nga VV të protestojë kundër Kurtit
16:01 | 12 Janar 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka besim as tek vetja por as tek Lidhja Demokratike e Kosovës

Në postimin e tij në Facebook, Syla ka shkruar se Vetëvendosje duhet të protestojë kundër liderit të saj, Albin Kurtit.

“E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga? VV është mirë me protestu tash kundër Albinit”, ka shkruar Syla.

Ky është statusi i tij i plotë:

Siç duket VV nuk ka besim as te vetja e aq më pak besim në LDK.

Protesta kundër zajednices kishte siç kishte kundër pakos së Ahtisarit.

E tash si do ja bëjnë?!

E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga?

VV është mirë me protestu tash kundër Albinit!

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera