[wp-story]

Lajme

Zyrtarët e Telekomit përgënjeshtrojnë Thaçin: S’kemi dhomë të përgjimeve

Zyrtarët e Telekomit përgënjeshtrojnë Thaçin: S’kemi dhomë të përgjimeve
16:23 | 28 Maj 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë gjatë një debati televiziv tha se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë hyrë jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

Lidhur me këtë Front Online, ka dërguar pyetje në Telekomin e Kosovës.

Por, në një përgjigje me shkrim nga zyra e mediave i kanë hedhur poshtë akuzat e Presidentit duke thënë se në Telekomin e Kosovës nuk ka dhomë të përgjimeve.

“Telekomi i Kosovës kurrë nuk ka pasur dhe as tani nuk ka dhomë të përgjimeve”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Telekomit dhënë për Front Online.

Ndërsa sipas zyrtarëve për medie në këtë ndërmarrje, procesi i përgjimeve në Kosovës, bëhet sipas ligjit NR. 05/L-030.

“Procesi i përgjimit në Kosovë kryhet konform Ligjit NR. 05/L-030 për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike dhe akteve tjera nënligjore të cilat janë publike. Në këtë ligj janë të specifikuara detyrat dhe përgjegjësitë e organizatave telekomunikuese në Kosovë, njëra nga të cilat është edhe Telekomi i Kosovës”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre për Front Online.

Nga kjo zyrë kanë sugjeruar se për informata shtesë lidhur me akuzat e presidenti për dhomën e përgjimeve t’i drejtohemi organeve të drejtësisë të cila kanë mandate për zbatimin e ligjit.

“Për çdo informatë shtesë ju udhëzojmë që t’u drejtoheni edhe organeve të sigurisë të cilat kanë mandat ligjorë për zbatim të ligjit”, thuhet në këtë përgjigje për Front Online.

Ndërsa gjatë ditës, Front Online, ka dërguar pyetje edhe në zyrën e Presidentit të Kosovës por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.

E, ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, për FrontOnline, ka pohuar se në këtë ndërmarrje ekziston një dhomë e posaçme ku vetëm Kryeprokurori i Shteti ka të drejt të hynë.

 

Istrefi: Ja si u planifikua vizita e Kurtit, Abazit dhe Sfeçlës në dhomën e përgjimeve

 

 

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera