Sport

Zyrtare: Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi nënshkruajnë kontrata profesionale me Dritën

Zyrtare: Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi nënshkruajnë kontrata profesionale me Dritën
18:22 | 14 Janar 2022

Skuadra e Dritës ka prezantuar sot dy talentë që vijnë nga kategoritë e reja të skuadrës.

Yll Ibrahimi e Dienit Isufi do të jenë pjesë e ekipit të parë pasi kanë nënshkruar kontratë profesionale, përcjell FrontOnline.

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja zyrtare e klubit gjilanas.

Njoftimi i FC Drita:

“Klubi ynë, FC DRITA nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë

FC DRITA me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.

Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.

Talentët e rinj ishin pjesë e klubit të parë të DRITËS tani e 6 muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë.

Yll Ibrahimi, mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi, mesfushor qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.

Ju prift e mbara, Ylli dhe Dienit!”./FrontOnline/

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera