21:00 | 09 Dhjetor 2022
Tite ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Brazilit.
Dorëheqja e tij vie pas eliminimit nga Kampionati Botëror, ku brazili u mposht nga Kroacia në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.
Tite, 61 vjeç, kishte qenë trajner i Brazilit që nga qershori 2016 dhe ishte në krye të 81 ndeshjeve, duke humbur vetëm shtatë.
Megjithatë, pas daljeve të njëpasnjëshme në çerekfinale në Kupën e Botës, ai njoftoi dorëheqjen e tij.
Nën Tite, Brazili fitoi 61 ndeshje, barazoi 13 dhe humbi vetëm shtatë.
Ai fitoi Kupën e Amerikës 2019 me Selecao, por shumë menduan se ai do të ishte në gjendje t’i drejtonte ata drejt titullit të tyre të gjashtë të Kupës së Botës pasi skuadra e tij shkoi e pamposhtur në kualifikueset e Amerikës së Jugut.

Cilat ishin përplasjet e shumta të Xhulit me Atdheun gjatë kësaj fundjave? (VIDEO)
Sponsoruar
Të tjera
-
22:37 | 08 Shkurt 2023
-
22:29 | 08 Shkurt 2023
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023