×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Superliga e Kosovës bëhet me sponsor të ri

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Federata e Futbollit të Kosovës, sot, e ka nënshkruar kontratën dyvjeçare me qendrën më të madhe tregtare në vend, ALBI MALL, që do të jetë sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll. Kësisoj, për dy vite radhazi elita e futbollit tonë do të quhet ALBI MALL Superliga. Kontratën e partneritetit e kanë nënshkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe drejtori ekzekutiv i Albi Commerc, Sutki Humolli, përcjell FrontOnline.

    Me rastin e nënshkrimit të kontratës, krytari i FFK-së, Agim Ademi u shpreh i lumtur që sot u zyrtarizua partneriteti me Albi Mall, si njëra nga koorporatat më të suksesshme dhe më serioze në vendin tonë, e cila çdo vit shënon rritje.

    Ekskluzive: Federata e Futbollit e Kosovës nuk arrinë marrëveshje sponsorizimi me BKT-n

    “FFK vazhdon të punojë me përkushtim të madh në avancimin e futbollit në të gjitha segmentet dhe në këtë drejtim fatmirësisht e kemi gjetur edhe përkrahjen e kompanive të ndryshme, të cilat pa hezitim po i bashkohen misionit tonë në rritjen e mëtejme të futbollit. Me këtë rast, e falënderoj Albi Mall-in për gatishmërinë dhe interesimin e tyre për ta mbështetur futbollin tonë nëpërmjet sponsorizimit të Superligës. Partneriteti i tillë është i mirëseardhur dhe i shërben interesave të të dyja palëve. Gjithsesi, nga ky partneritet përfiton futbolli ynë, për të cilin secili prej nesh po e jep kontributin në forma të ndryshme. Besoj se së bashku me Albi Mall do të ndikojmë që liga jonë elitare të shënojë rritje të mëtejme në organizim dhe në cilësi të lojës së futbollit”, ka thënë Ademi.

    Në anën tjetër drejtori ekzekutiv i Albi Commerce, Sutki Humolli, është shprehur i lumtur që brendi i tyre do të jetë sponsor i Superligës për dy vite radhazi: “Kjo kontratë që na takoi sot këtu është një nga bashkëpunimet më të mira për ne si Albi Mall, duke qenë se po investojmë në kulturën e sportit kosovar.

    Bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës na bënë të kuptojmë se futbolli përveçse është emocion në vete, dhe tashmë do të përfaqësohet me emërimin Albi Mall Superliga, i ka bashkuar edhe dy fuqi shumë përgjegjëse, prandaj edhe angazhimi ynë që të jemi pjesë e kësaj Federate dhe të investojmë në kulturën e sportit kosovar ka qenë vendim unanim nga të gjithë, që të jemi sa më afër mundësisë së zhvillimit të kulturës sportive në Kosovë. Faleminderit të gjithëve sot për praninë tuaj, Federatës së Futbollit të Kosovës suksese dhe do të na keni gjithnjë krahë!”, ka theksuar Humolli./FrontOnline/

    Ashtu siç raportoi FrontOnline, FFK-ja nuk arriti dot marrëveshje me BKT-n, tash i ndan vet çmimet për “Yllin e Javës”

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.