Sport

Rusia zyrtarisht e përjashtuar edhe nga “Euro 2024”

Rusia zyrtarisht e përjashtuar edhe nga “Euro 2024”
10:47 | 28 Shtator 2022

Rusia nuk do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.

Federata ruse u përjashtua fillimisht nga Liga e Kombeve që u përmbyllë të martën mbrëma, derisa tani do të jetë jashtë garës më të madhe për përfaqësuese në Evropë.

Tashmë dihet se ky përjashtim vije nga sulmet që Rusia i filloi më 24 shkurt të këtij viti ndaj Ukrainës.

Kjo gjendje po vazhdon edhe tani, andaj UEFA ka marrë vendim që të mos e lejojë federatën ruse të marrë pjesë në kualifikimet e “Euro 2024”.

Natyrisht se ky është një dëm i madh për futbollin rus, derisa edhe lojtarët nuk guxojnë të kundërshtojnë pushtimin që Vladimir Putin po tenton ta bëjë ndaj Ukrainës./Telegrafi/

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera